Mësuesja e Edukatës Fizike akuzohet për marrëdhënie seksuale me nxënësin

  • 09 August 2019 - 22:49
Mësuesja e Edukatës Fizike akuzohet për marrëdhënie seksuale me nxënësin

Një mësuese 23-vjeçare e një shkolle në Illionis, në SHBA, u arrestua nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një nxënës.

Hayley Reneau, e cila në të kaluarën ka qenë gjithashtu një sportiste, ishte punësuar në shkollë në vitin 2018, për të trajnuar ekipet e basketbollit dhe volejbollit të shkollës.

Tashmë 23-vjeçarja po përballet me akuza për joshje seksuale, ndaj një të mituri. Në lidhje me këtë akuzë ajo mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

Policia nuk ka njoftuar ende detaje të mëtejshme të çështjes pasi hetimi po vazhdon, por një zyrtar thotë se familja e mësueses është mashtruar në lidhje me incidentin dhe se nuk ka asnjë dëshmi të joshjes seksuale të ndonjë nxënësi.


(Kosova Sot Online)