Rriten çmimet krahasuar me korrikun e vitit të kaluar

  • 10 gusht 2019 - 08:28
Rriten çmimet krahasuar me korrikun e vitit të kaluar

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte -0,1% në muajin korrik 2019.

Shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2019 krahasuar me muajin korrik 2018 ishte 2,6%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,1 për qind në muajin korrik 2019 krahasuar me muajin qershor 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-1,2%), perimet (-8,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it.


Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (2,3%), pijet alkoolike (1,9%), shërbimet për transport (6,2%)-(ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2,6% në muajin korrik 2019 krahasuar me muajin korrik 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (14,0%), mishi (4,7%), perimet (1,2%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,7%), kafja, çaji dhe kakao (5,8%), pijet alkoolike (4,0%), duhani (3,1%), veshje (1,3%), këpucë (2,3%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,9%), energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1,3%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (1,6%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2,3%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,5%), blerja e automjeteve (1,0%), pushime të organizuara (7,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej  2,8 për qind në IHÇK-it.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-6,7%), shërbimet për transport (-4,2%)- (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it. 

(Kosova Sot Online)