Pajisja që ua mundëson ushtarëve të shërohen më shpejt

  • 10 August 2019 - 09:25
Pajisja që ua mundëson ushtarëve të shërohen më shpejt

Pentagoni ka zhvilluar një pajisje e cila mund t'iu ndihmojë ushtarëve që të shërohen më shpejt. Një karakteristikë e përbashkët e heronjve të librave komikë është që të shërohen edhe nga plagët më të mëdha me një shpejtësi tepër të madhe. Një gjë e tillë deri tani dukej e pamundur në jetën reale. Por, tani kanë ndryshuar gjërat.

Një kërkim shkencor i sponsorizuar nga ushtria amerikane, mund të rezultojë me prodhimin e një pajisjeje të re, e cila mund të implantohet në trup, ku do t'i monitoronte dhe shëronte dëmtimet e shkaktuara në organet e brendshme. Ky koncept bazohet në procesin e njohur si neuromodulim, i cili nënkupton monitorimin që sistemi nervor ua bën organeve të brendshme, duke rregulluar reagimin ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve. Ndonjëherë ky proces mund të dështojë, duke e përkeqësuar gjendjen e personit të lënduar edhe më shumë. Pajisja e re planifikohet që ta eliminojë këtë dështim.

(Kosova Sot Online)