Detajet/ “Me rrezikshmëri të lartë”, ekstradohet nga Londra shqiptari i kërkuar. I dha 30 mijë euro gjyqtarit për lirimin nga burgu

  • 10 August 2019 - 11:19
Detajet/ “Me rrezikshmëri të lartë”, ekstradohet nga Londra shqiptari i kërkuar. I dha 30 mijë euro gjyqtarit për lirimin nga burgu

Ekstradohet nga Londra, shtetasi shqiptar Gentian Doda, 41 vjeç, lindur në Tiranë, i arrestuar pak me pare ne Britani.

Sipas policise, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë i ka dhënë një shumë prej 30.000 eurosh gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë (Shkelqim Miri.) me qëllim lehtësimin e pozitave të tij dhe lirimin nga burgu për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila me vendimin penal nr. 41, datë 26.01.2001 e kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

(Kosova Sot Online)