Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Ndihmoni njëri tjetrin, ndërtoni shoqëri të shëndosh

  • 10 August 2019 - 11:39
Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Ndihmoni njëri tjetrin, ndërtoni shoqëri të shëndosh

Zëvendëskryetari i BIK, Reshat Mexhidi, ka mbajtur konferencë në prag  të festës së Kurban Bajramit.

Ne emër të BIK-ut, Mexhidi jepi  mesazhin e urimit që njerëzit të jenë më human, solidar, tolerant  dhe të kultivojnë vlera për një shoqëri të shëndosh.

“Besimtarët e qytetarë të nderuar, nesër ditë e diele. është dita e parë e festës së Kurban Bajramit. Ne emër të BIK-ut dhe Tërnavës, iu drejtohem me këtë mesazh urimi. Festa e Kurban Bajramit reflekton mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazinë, drejtësinë unitetin, bamirësinë e sakrificën, parime këto që e bëjnë njerëzimit të manifestoj në të mirë dhe në atë që donë krijuesi i gjithësisë. Kurban Bajrami vjen pasi besimtarët të kryejnë haxhin dhe therin kurbanin. Në vendet shenjta, gjenden edhe besimtarët nga Kosova, të cilët kalojnë kohën duke e lutur zotin e shprehur lutjet”, ka thënë Mexhidi.

Ai ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të gjithë ata që kanë nevojë.

“Në këtë ditë feste, ftojë njerëzit që të jenë më human, e solidar, me mishërues e tolerantë. Të ndihmojnë njëri tjetrin, skamnorët, jetimet, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet  të kultivoj vlera për një jetë më të mirë, shoqëri  të shëndosh për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)