Tregon profesori i njohur: Ja sfida kryesore e qeverisë së re

  • 10 August 2019 - 13:07
Tregon profesori i njohur: Ja sfida kryesore e qeverisë së re

Me atë ligj, cilido zyrtarë që do të emërohej apo pretendon që dikush të konkurron dhe bëhet pjesë e institucioneve të shtetit, do të duhej patjetër kaluar nëpër procedurat e VETTING-ut sikurse që ka ndodhur në Shqipëri, por jo në një fushë të ngushtë si në Shqipëri, por te ne duhet të përshij një spektër më të gjerë të politikës dhe të institucioneve sepse në shumë segmente tek ne gjendja është edhe më e keqe se sa që ka qenë në Shqipëri”, tha Baraliu për “Kosova Sot Online”.

Legjislatura e 6-të e këtyre institucioneve në largim, një nga temat me rëndësi që e kanë theksuar herë pas here si nevojë të kohës për ta trajtuar, në funksion të fuqizimit të drejtësisë, rendit dhe ligjit, ka qenë Ligji VETTING. 

Premtimet dhe zotimet mbeten në gjysmë të rrugës, madje të tillë se fundi pati edhe nga kreu i Kuvendit dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli kurse si çështje e kanë ngritur herë pas here edhe deputetët e Kuvendit gjatë seancave plenare. 

Qeveria e ka përcjellë në heshtje një kërkesë të tillë qoftë nga zërat politik qoftë nga shoqëria civile dhe mediet.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend dhe ekspertë të drejtësisë konsiderojnë se për tu bërë prioritet mbi prioritet një temë kaq me peshë, sikur është Ligji VETTING, gjithsesi duhet të kemi ndryshime thelbësore në politikë, në mentalitetin e ri qeverisës pas këtyre zgjedhjeve që kemi përpara, në mënyrë që qeveria e vendit të drejtohet nga subjekte politike dhe përfaqësues që e kanë vullnetin të punojnë për shtetin e së drejtës para së gjithash, dhe jo për interesat e ngushta partiake, personale e klineteliste në lidhje rrjetet e krimit të organizuar.

Sipas Profesorit të së drejtës, Mazllum Baraliut çelësi i krijimit të klimës për bërjen e ligjit VETING dhe zbatimit të tij është tek ndryshimet në politikën që do ta qeverisë vendin në mandatin në vijim. 

Image

“Çështja e çuarjes përpara të nismës për bërjen e ligjit të VETTING-ut është e ndërlidhur me atë se çfarë do të ndryshoj dhe a mundë të ndryshoj diçka në politikën e ardhshme pas këtyre zgjedhjeve. E unë mendoj se ky ndryshim do të varet ekskluzivisht nga vetëdija e votuesit. Votuesi i Kosovës tani definitivisht do të duhej të vetëdijesohet njëherë e përgjithmonë dhe ta kupton se nuk është njëjtë dhe nuk është ndryshim ta votosh dikë si subjekt politik apo individ disa herë e disa vjet me radhë dhe të mos e sjell asnjë ndryshim të vetëm pozitiv por përkundrazi për keqësim edhe të jetës dhe të fushës së drejtësisë, të sundimit të rendit e të ligjit”, tha Mazllum Baraliu për “Kosova Sot Online”. 

 Baraliu thotë se një qeveri që do të duhet të dilte nga këto zgjedhje të kësaj vjeshte, e që nuk do të ishte vazhdimësi e politikës së deritanishme të inkriminuar, gjithsesi që VETTING-un do të duhet ta kishte ndër prioritetet e parë për instalimin e drejtësisë së pastër dhe të pa ndikuar nga grupet kriminale të interesit.

“Sa i përket në mënyrë eksplicite VETTING-ut, nga qeverisja e ardhshme e re, nëse ajo do të jetë ndryshe nga këto të deritanishmet, do të duhej që procesi i VETTING-u të fillon nga e para me renditje në planin e parë dhe shtrirja e VETTING-ut nuk do të duhej ndalur vetëm në sistemin e drejtësisë por në të gjitha nivelet zyrtare të shtetit. Me atë ligji, cilido zyrtarë që do të emërohej apo pretendon që dikush të konkurron dhe bëhet pjesë e institucioneve të shtetit, do të duhej patjetër kaluar nëpër procedurat e VETTING-ut sikurse që ka ndodhur në Shqipëri, por jo në një fushë të ngushtë si në Shqipëri por te ne duhet të përshij një spektër më të gjerë të politikës dhe të institucioneve sepse në shumë segmente tek ne gjendja është edhe më e keqe se sa që ka qenë në Shqipëri”, tha profesori i së drejtës, Mazllum Baraliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)