Myslimanët mblidhen në malin Arafat

  • 10 August 2019 - 13:55
Myslimanët mblidhen në malin Arafat

Gjatë pelegrinazhit në Mekë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur edhe në mali Arafat. Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammad përcolli predikimin e fundit. Haj-i duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendjë ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.

Pelegrinët myslimanë janë dyndur në malin Araft në juglindje të Mekës. Dita e Arafat-it, konsiderohet si më e rëndësishmja gjatë pelegrinazhit për Haj, ku besimtarët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u lutur.

Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammad përcolli predikimin e fundit.

“Ndihem shumë i lumtur, i lumtur nëse Zoti do t’i pranojë lutjet e të gjithë myslimanëve,” thotë pelegrini nga Filipinet, Nadzmi Maruji.

Pelegrinazhi për Haj fillon në muajin e dymbëdhjetë të vitit islamik, i cili është hënor dhe jo diellor.

“Paqja e profetit qofshin mbi të, Haxhi është Arafat. Kjo është dita më e madhe e vitit për myslimanët dhe rituali më i rëndësishëm i Haxhit. Unë i kërkoj Zotit që t’i udhëzojë të gjithë myslimanët,” thotë besimtari tjetër Abdul Hafith.

Haj-i duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendje ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.

(Kosova Sot Online )