Akuzat e rënda nga Instituti Ndërkombëtar, ja pse Hashim Thaçi ‘mbetet’ pa fjalë

  • 10 August 2019 - 14:52
Akuzat e rënda nga Instituti Ndërkombëtar, ja pse Hashim Thaçi ‘mbetet’ pa fjalë

“Hashim Thaçi nuk është vetëm një oktapod i politikes kriminale siç po e quajnë nga Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES, por është një virus më i keqe se Kolera afrikane, ku mendjen e ka të mbushur vetëm për të bërë dallavere dhe marrëveshje kriminale, kurse sytë për të mashtruar kinse është engjëll, por në fakt është i dejonizuar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse studimi i Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, IFIMES kishte akuza të rënda për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, studim të cilit ju dha publicitet i madh në mediet e vendit dhe më gjerë, kreu i shtetit, por edhe zyra e tij e përcolli krejtësisht në heshtje dhe injorim analizën e këtij instituti, i cili presidentin aktual të shtetit të Kosovës e cilëson si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë. 

E analistët politikë konsiderojnë se kjo heshtje flet shumë, madje flet në disfavor të Hashim Thaçit dhe në favor të të dhënave të cilat janë publikuar në atë analizë, që do të thotë dorëzim para fakteve dhe pranim i tyre.

Analisti politik, Dardan Grapci ka thënë se Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, IFIMES e ka bërë një punë të shkëlqyer duke i publikuar analizat e tyre ne lidhje me Presidentin, Hashim Thaçi dhe problemet që po ia sjellë ai vendit, e që janë fakte para të cilave po heshtë vetë presidenti dhe ekipi i tij.

Image

“Ngase futja në debat dhe polemika me personelin e institutit do të mundë të nxirrte akoma më shumë detaje të tjera që do ta rrënonin për toke personalitetin dhe imazhin Hashim Thaçit. Heshtja e Hashim Thaçit dhe kabinetit të tij qeveritar nuk është vetëm një pranim i fakteve por edhe një shenjë ku po ju shfaqet e vërteta haptas së janë duke bëre gabime fatale në këtë mandatur që ju është besuar nga të zgjedhurit e popullit. Kjo tregon më së miri se Kosova gjithmonë ka vuajtur nga njerëzit të cilët janë munduar që ta shkatërrojnë shtetin, duke filluar nga ekonomia e Kosovës dhe vazhduar në të gjithë sektorët tjerë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Madje sipas Grapcit, në shumë veprime që po bëhen në dëm të shtetit të Kosovës, ky regjim i tanishëm i kapjes mundë të krahasohet me regjimin e Millosheviqit, por i mungojnë vetëm vrasjet dhe terrori mbi popullatën. 

Prandaj sipas Grapcit, kërkohet një revoltë qytetarë për ta përmbysur këtë regjim. 

“Njëherë për fatkeqësi e kishim regjimin shkatërrimtar të Millosheviqit, dhe tani shumë gjëra të ngjashme po përsëriten në dëm të Kosovës edhe gjatë regjimit të Hashimoviqit prandaj unë mendoj që ka ardhur momenti që të gjithë këta persona politik që janë të përfshirë në krime, korrupsion dhe lidhje me mafiozët ndërkombëtarë të arrestohen pa hezituar dhe pa u menduar dy herë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”. 

Dardan Grapci konsideron se sa më shumë që lejohet Hashim Thaçi që të vazhdojë në politikë dhe në institucionet e shtetit, dëmi do të vazhdojë të thellohet kundër shtetësisë së Kosovës dhe shkatërrimit në të gjitha fushat e jetës, deri në shpërbërjen e plotë. 

“Hashim Thaçi nuk është vetëm një oktapod i politikes kriminale siç po e quajnë nga Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES, por është një virus më i keqe se Kolera afrikane, ku mendjen e ka të mbushur vetëm për të bërë dallavere dhe marrëveshje kriminale, kurse sytë për të mashtruar kinse është engjëll, por në fakt është i demonizuar. Hashim Thaçi thjesht është një gjarpër helmues si kobra, por do i vjen fundi një ditë kur populli do ja shtypë kokën, dhe e hedhë direkt në humnere që për të do të jetë burg i përjetshëm”, përfundoi Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)