Policia arreston edhe të dyshuarin e tretë për grabitjen në Shtime

  • 10 August 2019 - 15:10
Policia arreston edhe të dyshuarin e tretë për grabitjen në Shtime

Të shtunën në mesditë, policia ka arrestuar të dyshuarin e tretë për grabitjen në Shtime ku mbeti i vdekur një person e një tjetër u plagos.

Lajmin e ka konfirmuar, majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.“Mund ta konfirmoj që është arrestuar edhe personi i tretë për grabitjen në Shtime”, ka thënë Hajdini.

Ndryshe një person ka mbetur i vdekur dhe një i plagosur gjatë një tentative për grabitje në lagjen e Pajtimit në Shtime të mërkurën.

(Kosova Sot Online )