Policia bastisë dy shtëpi, konfiskon një kallash dhe fishekë

  • 10 August 2019 - 16:41
Policia bastisë dy shtëpi, konfiskon një kallash dhe fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar dy aksione të bastisjes në dy shtëpi në Komunën e Malishevës.

Aksioni i parë u zhvillua në fshatin Marali, ku është arrestuar një person pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse janë gjetë dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 , një pistoletë me gas.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, përveç armëve nga i dyshuari janë konfiskuar edhe 47 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit është liruar, ndërkohë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, aksioni i dytë u zhvillua në fshatin Ngucat, aty është arrestuar një person, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse është gjete dhe konfiskuar një pistoletë  me 55 copë fishek.

Sipas policisë, pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online )