Pula e ujit fotografohet bashkë me të vegjlit e saj në Gërmi

  • 10 August 2019 - 20:27
Pula e ujit fotografohet bashkë me të vegjlit e saj në Gërmi

Në Parkun e Gërmisë është dokumentuar pula e ujit.

Fotografi i botës së egër, Albert Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se atë e kishte hasur edhe në muajin prill, por kishte menduar se ajo ishte prezente aty për shtegtim.

Por, sot e ka hasur me të vegjlit e saj, fakt ky që e gëzon shumë.

“Hera e parë që është dokumentuar me foto pula e ujit në Kosovë ka qenë në prill të këtij viti në Parkun e Gërmisë. Duke menduar që në Gërmi është vetëm si pushim gjatë shtegtimit në ndonjë vend tjetër nuk e kemi futur në listën e shpezëve të Parkut të Gërmisë. Por, sot u panë u fotografuan edhe të vegjlit e saj”, shprehet Krasniqi, i cili i shton se, “është kënaqësi që pula e ujit (Gallinula chloropus) polenizon dhe rritë zogjtë në Parkun e Gërmisë. Ta ruajmë, ta duam Parkun e Gërmisë”.

(Kosova Sot Online)