Analisti i njohur tregon fatkeqësinë më të madhe për Kosovën, ja çka thotë për Thaçin

  • 11 August 2019 - 08:28
Analisti i njohur tregon fatkeqësinë më të madhe për Kosovën, ja çka thotë për Thaçin

 “Pa dyshim, që kjo tregon nivelin e ulët të një institucioni të lartë përfaqësues të shtetit, sikur që është në këtë rast presidenca e vendit, që nuk ka reaguar ndaj kësaj analize. Mungesa e guximit për të reaguar na bënë të dyshojmë se janë të vërteta të gjitha ato që janë raportuar, prandaj është fatkeqësi e madhe kur një shtet e ka një president të tillë që e përfaqëson dhe është kaq i shantazhuar”, tha Bislim Aliu për “Kosova sot Online”.

Image
Bislim Aliu

Analisti politik, Bislim Aliu ka reaguar lidhur me heshtjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas publikimit në medie të analizës së Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES I cili presidentin aktual të shtetit të Kosovës e cilëson si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë.

Sipas Bislim Aliut, është fatkeqësi e madhe për një shtet kur i pari i vendit nuk e merr kurajën dhe guximin që të kundërpërgjigjet në rastet e tilla, kur bëhen akuza kaq të rënda.

“Nëse janë të vërteta dhe argumentohen, ai do të duhej dorëhequr, por nëse janë shpifje ai do të duhej reaguar, kundërpërgjigjur dhe denoncuar në institucionet e shtetit prej nga vijnë analizat e tilla me konstatimet që janë bërë. Pa dyshim, që kjo tregon nivelin e ulët të një institucioni të lartë përfaqësues të shtetit, sikur që është në këtë rast presidenca e vendit, që nuk ka reaguar ndaj kësaj analize. Mungesa e guximit për të reaguar na bënë të dyshojmë se janë të vërteta të gjitha ato që janë raportuar, prandaj është fatkeqësi e madhe kur një shtet e ka një president të tillë që e përfaqëson dhe është kaq i shantazhuar”, tha Bislim Aliu për “Kosova sot Online”.

Prandaj sipas Aliut, heshtja e vulosë vërtetësinë e analizës.

“Dyshimet se analiza e Institutit IFIMES janë të vërteta nuk duan më shumë komentim dhe konstatim nga ana e një analisti të pa varur dhe të një qytetari sado pak të informuar dhe të arsimuar, sepse këtë e thotë përcjellja krejtësisht në heshtje e asaj analize që u injorua dhe nuk u komentua fare zyra e presidentit Hashim Thaçi”, shtoi Aliu për “Kosova Sot Online”,

Sipas Aliut, është një etiketim i rëndë ajo që thuhet në analizën e Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, IFIMES, i cili presidentin aktual të shtetit të Kosovës, e cilëson si "simbol oktapod të politikës kriminale" në Kosovë,

“Prandaj nëse ka të pa vërteta në atë analizë është dashur pa vonesë të reagohet, madje edhe në linja zyrtare diplomatike. Mirëpo heshtja i jep njollë të madhe shtetit dhe vetë autoritetit të Presidentit. Kjo heshtje e Thaçit dhe e kabinetit të tij, ndaj këtij raporti skandaloz, nuk është pra gjë tjetër veç se pranim në heshtje i fakteve që nuk mund të demantohen. Kur e kemi parasysh këtë vijmë edhe te një konstatim tjetër që na bënë të kuptojmë pse Kosova po vuan pasojat e izolimit të thelluar ndërkombëtar, e që sipas mendimit tim kjo vjen pikërisht për shkak të pasjes në pozita të larta, edhe në diplomaci, të njerëzve të politikës, të dyshuar e akuzuar, për krim e korrupsion dhe lidhje mafioze me rrjetet ndërkombëtare, ashtu sikur që del nga analiza për të parin e shtetit të Kosovës, Presidentin, Hashim Thaçi”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)