Kosovës dhe Shqipërisë u vjen goditja e rëndë, fajtor Thaçi e Rama

  • 11 August 2019 - 08:35
 Kosovës dhe Shqipërisë u vjen goditja e rëndë, fajtor Thaçi e Rama

“Përfitimet e larta nga krimi i organizuar, sidomos nga tregu i drogës, i ka bërë aleat natyral Thaçin dhe Ramën, dhe nuk është e rastit se ata janë bërë bashkë edhe në planin serbo-rus, për ndarjen e Kosovës gjoja në emër të marrëveshjes historike me Serbinë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Për gjithë këto vite, 20 të çlirimit të Kosovës dhe 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, politikanët shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre janë profilizuar si kriminel apo të lidhur me krimin e organizuar të të gjitha formave dhe llojit, dhe kjo jo vetëm që po thuhet nga mediet prestigjioze por edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare, gjë që ka bërë që imazhi i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare të jetë tejet negativ.

Image
Nexhat Haziri

Këtë vlerësim e jep analisti politik, Nexhat Haziri, duke u bazuar në analizën e fundit të Institutit Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan, IFIMES për Kosovën, e në të cilin flitet edhe për veprimtarinë e gjerë kriminale të Hashim Thaçit dhe Edi Rames.

“Aktualisht në Prishtinë dhe në Tiranë kemi elitat politike të korruptuara dhe të lidhura me krimin, të cilët për të shpëtuar lëkurën e tyre po i vënë në rrezik interesat e vendeve, duke bërë çfarëdo konsensionesh vetëm e vetëm që të mbijetojnë në skenën politike. Këta janë të vetëdijshëm se vetëm të qenurit e tyre në pushtet, duke kapur çdo segment të shtetit, sidomos drejtësinë dhe sundimin e ligjit, pa marrë parasysh që Kosovën dhe Shqipërinë i kanë shndërruar në shtete me demokraci të dështuara,kurse krijojnë vetës një siguri apo një imunitet në raport me drejtësinë. Përfitimet e larta nga krimi i organizuar, sidomos nga tregu i drogës, i ka bërë aleat natyral Thaçin dhe Ramën, dhe nuk është e rastit se ata janë bërë bashkë edhe në planin serbo-rus, për ndarjen e Kosovës gjoja në emër të marrëveshjes historike me Serbinë”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj edhe sa i përket hulumtimit dhe raportit të IFIMES-it për presidentin Thaçi, Haziri thotë se nuk është diçka e re e as për tu habitur, pasi edhe më parë nga shumë organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe shërbime të inteligjencës së NATO-s dhe vendeve të tjera partnere të Kosovës, por edhe gazetarët, duke u mbështetur në veprimtarinë e partisë, PDK-së, të cilën për shumë kohë e ka drejtuar Thaçi, lidhjet e tij më organizatën kriminale SHIK, pastaj veprimtaria biznisore e vëllezërve të tij me oligarkët Devolli, etj, është konstatuar me të drejtë se Thaçi është koka e krimit të organizuar në Kosovë.

Kjo gjendje sipas Hazirit, duhet t’i bëjë qytetarët që të zgjoheni e t’i thonë mjaft krimit e korrupsionit, duke votuar me ndëshkim në zgjedhje, të ndëshkohenve mos votohen ato parti politike që në strukturën e vetë përfaqësuese japin njerëz që kanë probleme me ligjin.

“Në fund, qytetarët e vendit duhet të reflektojnë në situatën në të cilën është katandisë vendi, dhe me votën e tyre në zgjedhjet parakohshme duhet ti ndëshkojnë politikanët e lidhur me krimin dhe vendit ti japin një rast apo shpresë për të filluar një normalitet të funksionimit si shtet. Ndryshe pa dekriminalizin e skenës politike, Kosovën e pret një perspektivë e zymtë, andaj qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rastin tyre siç janë zgjedhjet për ti dhënë drejtim të ri vendit, pa Hashim Thaçin dhe të tillët si ky”, deklaroi Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)