Ky është reagimi i KEDS-it, pas raportimit në media se një shtyllë elektrike u rrëzua

  • 11 August 2019 - 09:15
Ky është reagimi i KEDS-it, pas raportimit në media se një shtyllë elektrike u rrëzua

Disa media kanë raportuar se një shtyllë elektrike është rrëzuar në qytetin e Fushë Kosovës, konkretisht në lagjën "Apollonia", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Mirëpo lidhur me këtë rast, ka reaguar vetë kompania e KEDS, përmes një shkrimi në profilin e tyre në Facebook, ku sipas tyre "Kjo nuk është shtyllë elektrike dhe nuk ka të bëjë asgjë me KEDS".

Ky është postimi i plotë:

Kjo nuk është shtyllë elektrike

Të gjitha portalet e rëndësishme në Kosovë kanë raportuar se kjo shtyllë e rrëzuar në lagjen Apollonia në Fushë Kosovë është shtyllë elektrike. Kjo nuk është shtyllë elektrike dhe nuk ka të bëjë asgjë me KEDS. Asnjë portal nuk ka marrë mundin as të pyes kompaninë dhe të verifikojë faktet. KEDS kërkon nga të gjitha mediumet ta korrektojnë informatën dhe të verifikojnë faktet para se të akuzojnë pa bazë.

Image

(Kosova Sot Online)