Ja kush po e paralajmëron fundin e rëndë për Thaçin: Ngadalë, por sigurt po i vjen “laku te fyti”

  • 11 August 2019 - 17:28
Ja kush po e paralajmëron fundin e rëndë për Thaçin: Ngadalë, por sigurt po i vjen “laku te fyti”

“Hapi i radhës i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, medoemos duhet të jetë shkarkimi i menjëhershëm i Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, burgosja urgjente dhe dërgimi sa më parë i këtij kuislingu para gjykatës për shkeljen e kushtetutës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Deri në fund të javës që po mbetet pas, në administratën e Kuvendit të Kosovës janë deponuar nënshkrimet e shumicës së partive politike për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, ku do të votohet shpërbërja e kuvendit.

Përveç VV-së dhe LDK, nënshkrimet janë deponuar edhe nga dy parti politike nga ish koalicioni qeverisës i PAN-it, nga AAK-ja dhe NISMA.

Nënshkrimet për seancë janë dhënë edhe nga PSD-ja, kurse tani më ka mbetur akoma duke u hamendur vetëm PDK-ja e vetmuar me dy grupet parlamentare minoritare, Listën Serbe dhe grupin 6+.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri thotë se tani po ngushtohet rrethi i manipulimit të Hashim Thaçit, për të krijuar qeveri teknike dhe t’i siguruar vetes vazhdimin e bisedimeve me Serbinë me qëllim të finalizimit të planit për ndarje që e kanë akorduar me Aleksandër Vuqiqin.

“Dhe kështu po e merr ngadalë por sigurt goditjen e të gjithë partive politike, pozitë dhe opozitë, në planin e tij dhe nëntokës kriminale për dizajnimin e qeverisë teknike dhe vazhdimin e pazareve të turpshme me Serbinë, edhe pse Thaçi nuk dorëzohet deri në fund. Politika e ndjekur nga Aleksandër Vuçiq që përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira me amerikanët, si e vetmja rrugë për të përfituar Serbia, sidomos pas emërimit të Boltonit si këshilltar i presidentit Tramp dhe përpjekja e pareshtur për dobësimin e figurës së Haradinajt përmes luftës speciale të përgatitur në kuzhinat e Moskës dhe të Beogradit nga treshja famëkeqe; Hashim Thaçi, Edvin Kristaq Droga dhe Aleksandër Vuçiq, motoja e tyre për ndarjen e Kosovës nën qeverisjen e Haradinajt, dështoi me dorëheqjen e parakohshme të ish kryeministrit Ramush Haradinaj. Por përkundër të gjithave dhe megjithëse po i ngushtohet ngadalë por sigurt fusha e manipulimit, kuislingu Hashim Thaçi,ende nuk po i reshtë përpjekjet e tij makabre për të penguar shpërndarjen e Kuvendit dhe imponuar formimin e një qeverie teknike, e cila do t’i garantonte atij vazhdimin e bisedimeve dhe arritjen e marrëveshjes për ndarjen e Kosovës me Serbinë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo sipas tij, më në fund edhe Kosova po shndërrohet në një vend të befasive kështu, prandaj edhe pse çdo gjë është kapur dhe sundohet nga mafio-politika.

“Në administratën e Kuvendit të Kosovës janë deponuar nënshkrimet e shumicës së partive politike për mbajtjen medoemos të seancës së jashtëzakonshme, në të cilën decidivisht do të votohet shpërbërja e kuvendit”.

Ky dakordim i shumicës, sipas Qarrit, e ka shtri për toke Hashim Thaçin dhe planet e tijtë mbështetura nga prapaskena edhe prej PDK-së.

“Madje duke mos i besuar fare Hashim Thaçit as PDK-s, përveç VV-së dhe LDK-s, nënshkrimet e deputetëve janë deponuar edhe nga AAK-ja, PSD-ja dhe NISMA e Fatmir Limajt, ani pse këto tri të fundit,ishin pjesë e koalicionit PAN, duke bërë kështu që jashtë loje, të mbetet vetëm PDK-ja e vetmuar si çdo herë, në lojërat e saj anti-Kosovë me dy grupet parlamentare minoritare, Listën Serbe dhe grupin 6+”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Në këtë mënyrë sipas Gani Qarrit, ngadalë por sigurt po devalvohet dhe de faktorizohet.

“Përfundimisht kuislingu Hashim Thaçi pas një loje të gjatë meskine-më se dy dekadëshe mbi tërë popullin dhe shtetin e Kosovës, po e merr goditjen e merituar përfundimtare, nga të gjitha partitë politike, pozitë dhe opozitë,të cilat do të qojnë në varrosjen e përhershme të planit të tij dhe nëntokës kriminale për dizajnimin e qeverisë teknike dhe vazhdimin e pazareve të turpshme me Serbinë për ndarjen e vendit dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online” .

Sipas tij, përgjegjësia penale për Hashim Thaçin, për tendencë te rrezikimit të vendit, i mbetet për adresim legjislaturës së re pas zgjedhjeve.

“Hapi i radhës i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, medoemos duhet të jetë shkarkimi i menjëhershëm i Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, burgosja urgjente dhe dërgimi sa më parë i këtij kuislingu para gjykatës, për shkeljen e kushtetutës, tentativën e tij për rrënimin e rendit juridik e kushtetues të Kosovës, si dhe tradhtinë e lartë shtetërore e nacionale, i cili për interesat e tij personale, ende përpiqet t`ia falë veriun e vendit tonë Serbisë dhe shkatërrojë shtetësinë e Kosovës”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)