‘Njolla e zezë’, kërkohet urgjentisht VETTING-u në Kosovë

  • 12 August 2019 - 07:40
‘Njolla e zezë’, kërkohet urgjentisht VETTING-u në Kosovë

“Pa një VETING serioz nuk mund të imagjinohen as elementet me premisat themelore të krijimit të shtetit të së drejtës si parakusht për promovimin dhe integrimin e vendit tonë në rrjedhat shoqërore politike kulturore edukative as në institucioneve politike të Unionit Evropian”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Riza Smaka, duke ju referuar deklaratës së fundit të dhënë për medie nga shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, e cila ka lavdëruar procesin e VETTING-ut në Shqipëri dhe ka deklaruar se VETTING-u që po zbatohet tani në Shqipëri po i trondit themelet e një sistemi të korruptuar të ndërtuar me dekada, kërkon që në mandatin e ri pas zgjedhjeve, gjithsesi ky proces të niset ligjërisht dhe zbatohet edhe në Republikën e Kosovës, sepse nuk duhet lejuar që Kosova të mbetet një njollë e zezë e drejtësisë së kapur nga krimit të organizuar.

Image

“Për aplikimin e reformimit substancial të Sistemit të Drejtësisë në vendin tonë ,i cili është nevojë imediate e akute, ndër të tjera nevojitet ekzistimi i moralit, vullnetit dhe përcaktimit politik i cili jo që nuk ekziston por aktualisht nuk vërehet as në perspektivë të afërme. Pa një VETING serioz nuk mund të imagjinohen as elementet me premisat themelore të krijimit të shtetit të së drejtës si parakusht për promovimin dhe integrimin e vendit tonë në rrjedhat shoqërore politike kulturore edukative as në institucioneve politike të Unionit Evropian”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Smakës, izolimi shumë vjeçar i Kosovës dhe mungesa e sistemi efikas e të pa varur të drejtësisë ka qenë dhe po vazhdon të mbetet peng dhe pasojë e njerëzve të politikës së korruptuar në pushtet, një ndryshim që do të duhej të ndodhte pozitivisht me zgjedhjet që kemi përpara.

“Kryesisht nga pushtetarët jo kompetentë e të faisur(lexo infektuar) me afera korruptive populli i Kosovës edhe ashtu i përvuajtur, edhe gjatë një periudhe të konsideruar do të frymojë në vendin tonë, do ta ketë shtetin juridik por aspak në shtetin e së drejtës”, tha profesor, Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)