Paralajmëron analisti i njohur: Kjo e keqe e po e pret Kosovën

  • 12 August 2019 - 07:42
Paralajmëron analisti i njohur: Kjo e keqe e po e pret Kosovën

“Nga këto zgjedhje do të nxirret një konstalacion i ri i forcave politike, që voton në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen finale (fatale) me Serbinë, pastaj nuk do të ketë më rëndësi kush hyn e del në skenën politike kosovare. Plaçkitja dhe zhvatja e shtetit nga politikanët do të vazhdojë deri në bankrotim”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pamundësia e partive politike opozitare që me votat e tyre të rrëzojnë qeverinë e koalicionit PAN, për t’i dhënë vendit qeverisje të re të reformuar me ndryshime të thella dhe shkuarja në zgjedhje të akorduara mes partive politike për të gjitha detajet e ecurisë së procesit, sipas analistit politik, Florim Zeqa, do të na sjell një proces zgjedhor 100% të manipuluar nga të njëjtat parti politike të cilat me kohë po përgatisin votën e tyre klineteliste.

Image

Sipas analistit, Zeqa të gjitha këto parti politike të inkriminuara thellë në krim të organizuar, do të shtyhen se kush po arrin të blej më shumë vota, pra do të ketë blerje masive industriale e kriminale të votave, vetëm e vetëm për të tentuar që serish pushtetin ta mbajnë ata që e kanë pasur.

“Për më tepër se zgjedhje të lira, këto janë zgjedhje të kurdisura prej të cilave do të nxirret një klasë politike e dëgjueshme dhe servile ndaj ndërkombëtarëve. Prandaj edhe vota do të jetë tërësisht klienteliste, kriminale dhe votë e blerë me para të pista, për shkak se e tërë klasa politike është tërësisht e pasuruar dhe inkriminuar”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ashpërsia e luftës për sigurimin e votës, do të jetë shumë e madhe dhe si asnjëherë më parë, partitë politike të inkriminuara thellë në krim të organizuar do të bëjnë garë se cila do të mashtrojnë e blejnë më shumë vota.

“Si asnjëherë më parë në proceset zgjedhore, do të kemi më pak vota të lira e më shumë të blera e kontrabanduara. Pra, nuk do të kemi zgjedhje të lira, por blerje industriale e kriminale të votave, për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit.

Kurse sikurse herëve të kaluara, edhe kësaj radhe nismat e shëndosha për ndryshime, do të mbesin vetëm një dekor, pa asnjë ndikim në procesin zgjedhor”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje analisti Zeqa dyshon që madhësia e Kuvendit të ri të Kosovës, legjislatura e 7 që do konstituohet nga këto zgjedhje, do të shndërrohet në makineri efektive të “bluarjes” për gjithçka që i dërgohet, madje do të kalojnë aty të gjitha marrëveshjet e dëmshme që do të servohen në bisedimet me Serbinë.

“Sepse këtu është qëllimi dhe interesi i prapaskenave kriminale. Nga këto zgjedhje do të nxirret një konstalacion i ri i forcave politike, që voton në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen finale (fatale) me Serbinë, pastaj nuk do të ketë më rëndësi kush hyn e del në skenën politike kosovare. Plaçkitja dhe saj, nuk do të ketë më nevojë për zgjedhje, pasi do të sundohet pamëshirshëm nga oligarkët e inkriminuar partiak”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)