Policia konfiskon tre kallashnikova në Podujevë, arreston tre persona

  • 12 August 2019 - 10:49
Policia konfiskon tre kallashnikova në Podujevë, arreston tre persona

Në fshatin Gllamnik të Podujevës, Policia ka konfiskuar tri armë zjarri AK-47, ndërsa ka arrestuar tre persona.

“Raportohet se pas marrjes se informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore nga tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar kanë konfiskuar tri armë zjarri një AK-47, dy pistoleta dhe 21 gëzhoja të fishekëve të kalibrit të ndryshëm me të cilat armë të dyshuarit kishin shtënë gjatë një ahengu familjar. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës..

(Kosova Sot Online)