Kosovarët se ndalin festën me armë, vetëm dje pesë raste

  • 12 August 2019 - 12:05
Kosovarët se ndalin festën me armë, vetëm dje pesë raste

Shkrepja e armës nëpër ahengjet shqiptare po vazhdon të praktikohet.

Policia e Kosovës ka raportuar në vazhdimësi gjatë kësaj vere për një numër të madh të përdorimit të armës dhe për arrestime ndaj atyre që kanë shtënë.

Edhe gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur pesë raste të tilla në komuna të ndryshme në Kosovë.

“Fsh. Sllapuzhan, Suharekë, 11.08.2019 – 15:15. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm.me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton policia.

“Në Kryshevë të Vogël në Klinë dje janë arrestuar dy burra pasi kanë shtënë me armë në ajër gjatë ahengut. Policia nga njëri i dyshuar ka konfiskuar një revole dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”

“ Fsh. Kryshevë e Vogël, Klinë-Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një ahengu dyshohet se ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62mm.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

“Raushiq, Pejë, 11.08.2019 – 14:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar katërmbëdhjetë (14) copë gëzhoja të pistoletës 9x9mm, armë M48 dhe një armë gjuetie. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

“Gjakovë, 11.08.2019 – 01:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Pistoleta është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)