Apel për ndihmë,7-vjeçari me sëmundjen e mushkërive ka nevojë për oksigjen dhe kushte më të mira

  • 12 August 2019 - 12:47
Apel për ndihmë,7-vjeçari me sëmundjen e mushkërive ka nevojë për oksigjen dhe kushte më të mira

Fëmija shtatë vjeçar Hamdi Lika vuan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive, për çka i duhet të furnizohet me oksigjen.

Familja Lika jeton në kushte të rënda, në një shtëpi në të cilën nuk do të duhej të jetonin njerëzit e shëndetshëm, e aq më pak një fëmijë i sëmurë me sëmundje të mushkërive.

Fatkeqësisht familja nuk ka mundësi të sigurojë kushte më të mira për fëmijën e tyre shtatë vjeçar i cili vuan nga një sëmundje e mushkërive e cila me gjasë është e pashërueshme. Fëmija në këtë gjendje ka nevojë të furnizohet me oksigjen, gjë të cilën ia kanë mundësuar disa njerëz humanistë.

Por tani po bëhet thirrje që familjes nga Prizreni t’i sigurohet një shtëpi afër Spitalit Rajonal të Prizrenit, në mënyrë që fëmija të dërgohet më lehtë tek mjekët kur ka nevojë për oksigjen.

Në këtë numër mund të kontaktoni me kryefamiljarin Sylejman Lika nëse keni mundësi për t’i ndihmuar: 044 341 465.

(Kosova Sot Online)