Kurban Bajrami nëpër botë – Kritika për mënyrën e therjes së kafshëve në disa vende

  • 12 August 2019 - 12:58
Kurban Bajrami nëpër botë – Kritika për mënyrën e therjes së kafshëve në disa vende

Myslimanët në mbarë botën po festojnë Kurban Bajramit, festën e sakrificës. Daily Mail ka publikuar mënyrën se sin ë mbarë botën është shënuar kjo festë me therjen e kurbanëve: qingja, dhi dhe lopë.

Fotografi të publikuara nga Daily Mail nga mbarë bota, paraqesin burra, gra e fëmijë duke festuar festën e dytë më të madhe të myslimanëve – Kurban Bajrami.

Kurban Bajrami është një nga dy ditët e shenjta për myslimanët që festohet çdo vit. Fotografië që D.Mail i publikon nga Pakistani, tregojnë burrat duke therur dhim lopë e qingja për këtë festë.

“Më shumë se 10 milionë kafshë që kushtojnë rreth 3 miliardë euro theren gjatë kësaj feste”, thotë Asociacioni për Mbrojtjen e Kafshëve në Pakistan.

Therja e kafshëve, bëhet në këtë festë nga myslimanët, si shenjë e sakrificës, të cilën e ndajnë në tri pjesë: njërën për familje, njërën për të afërmit dhe një për të varfërit.

Ky akt, bëhet për nder të profetit Ibrahim, si shenjë e sakrificës, ku sipas shkrimeve të shenjta, ai deshti ta bëj ‘kurban’ djalin e tij për Zotin (ashtu sic thuhet në Kuran). Sidoqoftë, kur profeti Ibrahim deshti ta bëj kurban djalin, Zoti ia ndaloi këtë akt duke e urdhëruar ta ther një qingj (sipas Kuranit).

 

(Kosova Sot Online)