Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohen 5 persona

  • 12 August 2019 - 14:35
Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohen 5 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Skenderaj. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skenderaj. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF, Skenderaj”, ka thënë Zahiti.

Të lënduarit më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

(Kosova Sot Online)