Ujësjellësi Prishtina bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijes

  • 12 gusht 2019 - 17:11
Ujësjellësi Prishtina bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijes

Kompania e Ujësjellësit Regjional “Prishtina” ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijes.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve kjo kompani bën me dije se në botë janë rreth 2.6 miliard njerëz jetojnë në zona me rrezik të lartë të mungesës së ujit.

Sipas tyre nëse nuk kemi shpenzim të duhur të ujit të pijes, edhe vendi ynë në një të ardhme mund të bëhet sikur këto zona.

“Sot, mbi vendin tonë po shënonojnë temperatura mjaft të larta, niveli i ujit në liqene akumuluese po bie dalëngadalë. Ne, nuk bëjmë pjesë ndoshta në zonat me rrezikshmëri të lartë furnizimi, por nëse sot nuk e ruajmë ujin e pijshëm, nëse nuk e përdorim drejtë, në periudhë më afatgjatë rrezikojmë të mbetemi pa të.”

 

(Kosova Sot Online)