Tomor Morina do të lirohet nesër nga paraburgimi

  • 12 August 2019 - 19:14
Tomor Morina do të lirohet nesër nga paraburgimi

Media nga burimet mëson se nesër do të lirohet nga burgu ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina.

Sipas burimeve, lirimi i Morinës është çështje e kryer, megjithatë tani në pyetje janë disa procedura të ligjit për ekstradim.

 Media mëson se Morina zyrtarisht do të lirohet pasi Ministria e Drejtësisë të thotë fjalën e fundit.

Nga burgu hetues i Shutkës ku po qëndron Morina thonë se po e presin këtë dokument të Ministrisë për të hapur dyert e burgut.

Sipas tyre, Morina është në gjendje të mirë fizike dhe psikike.

Morina u arrestua nga policia maqedonase më 24 korrik, në vendkalimin kufitarë Han i Elezit-Bllacë. Policia maqedonase veproi në bazë të një fletë arresti ndërkombëtarë të Interpolit, me kërkesë të Serbisë, të cilët e akuzojnë Morinën se ka kryer krime lufte në Kosovë, në vitet 98-99.

(Kosova Sot Online)