Aksidentohet një veturë në Drenas, raportohet për të vdekur

  • 13 August 2019 - 00:07
Aksidentohet një veturë në Drenas, raportohet për të vdekur

Një aksident ka ndodhur pak kohë më parë në Drenas apo më saktësisht fshatin Terstenik, ku si pasojë e aksidentit ka vdekur një person.

Mediat raportojnë e viktima me inicialet A.D ka qenë mërgimtar nga Sllovenia i cili gjendej në pushimet verore në vendlindje.

Media ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por nuk ka arritur të marrë përgjigjje me asnjë nga zëdhënësit e policisë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të qarta.

(Kosova Sot Online)