Paralajmërimi për shpërbërjen e Kuvendit, ja befasia e fundit që mund të ndodhë

  • 13 August 2019 - 07:37
Paralajmërimi për shpërbërjen e Kuvendit, ja befasia e fundit që mund të ndodhë

“Thaçi pas refuzimit që ka marrë nga LDK dhe NISMA, ai tani po mundohet që përmes faktorëve ndërkombëtar të bëjë presion, sidomos te LDK-ja, pasi partnerët ndërkombëtar gjithashtu shihet se më shumë do të preferonin një qeveri teknike me bazë të gjerë se sa shkuarjen në zgjedhje, edhe kjo për arsye të mos shtyrjes së vazhdimit të dialogut me Serbinë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Teksa shumica e partive politike kanë kryer obligimet e veta sa i takon deklarimit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, më 22 gusht, orët e fundit janë duke pritur Partinë Demokratike të Kosovës për listën e deputetëve të saj dhe minoritetet.

Image

Lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri konsideron së kreu i PDK-së, Kadri Veseli nuk i ka dërguar nënshkrimet e deputetëve të tij në Kuvend për ta votuar shpërndarjen, ngase beson që faktori ndërkombëtar do ta mbështes idenë e Hashim Thaçit për qeveri teknike dhe në momentin e fundit do të detyrohen edhe deputet të partive të tjera që të ndryshojnë qëndrimin dhe të votojnë kundër shpërndarjes.

 

“Mos deponimi I nënshkrimeve nga ana e PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe pritja e sajë për momentin e fundit, është në pritje të kalkulimeve të presidentit Thaçi për mundësin e një qeverie teknike, përkundër kundërshtimit të të gjitha partive politike parlamentare”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Kjo qeveri teknike, sipas Hazirit është edhe një mundësi të vetme e ka tek presioni ndërkombëtar ndaj grupeve të tjera ngase deri më tash është refuzuar nga shumica e partive politike.

“Thaçi pas refuzimit që ka marrë nga LDK dhe NISMA, ai tani po mundohet që përmes faktorëve ndërkombëtar të bëjë presion, sidomos te LDK-ja, pasi partnerët ndërkombëtar gjithashtu shihet se më shumë do të preferonin një qeveri teknike me bazë të gjerë se sa shkuarjen në zgjedhje, edhe kjo për arsye të mos shtyrjes së vazhdimit të dialogut me Serbinë, për shkak së në pranverën e ardhshme edhe në këtë shtet do të ketë zgjedhje, kështu që çështja e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi me pak gjasë do të mund të vazhdoj këtë vit, apo para mbajtjes edhe të zgjedhjeve në Serbi. Ndërsa ky proces I bisedimeve me Serbinë është shumë I rëndësishëm për presidentin Thaçi, I cili përmes këtyre bisedimeve I ka varë shpresat e mbijetesës së tij politike”, përfundoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)