I nxehti afrikan në Kosovë: Shtohet numri i pacientëve nëpër spitalet rajonale

  • 13 August 2019 - 07:44
I nxehti afrikan në Kosovë: Shtohet numri i pacientëve nëpër spitalet rajonale

 Me rritjen e temperatuave në vendin tonë, është shtuar edhe numri i pacientëve nëpër spitalet rajonale

Hyrjet e daljet brenda spitalit rajonal të Gjilanit janë rritur e kjo për shkak të temperaturave të larta. Pacientë të shumtë po vijnë të  vizitohen tek mjekët si për shkak se nuk po e durojnë dot të nxehtin.

Ata thonë se këto ditë të nxehta, kanë qenë të vështira për ta.

E këtë po e bëjnë pleqë e të rinjë.

Pacientët në emergjencën e Gjilanit, po vinë me simptoma të vjelljes, barkçitje si dhe helmime.

“Të gjithë pacientet të kenë kujdes në ushqim, sidomos pacientet me sëmundje kronike, t’i ikin temperaturave të larta gjatë mesit të ditës dhe të pijnë sa më shumë lëngje”, ishte këshilla e mjekut.

Fluks të madh me pacientë ka pasur edhe në spitalet e tjera regjionale dhe në qendrat e mjekëseve familjare në ët gjitha komunat.

(Kosova Sot Online)