Blen fustanin në interenet, vajzës i ndodh e papritura

  • 13 August 2019 - 08:22
Blen fustanin në interenet, vajzës i ndodh e papritura

Një blerëse ka zbuluar sesi një fustan që ajo porositi në internet erdhi me një problem mjaft të dukshëm pasi pjesa ku duhet të futej koka është aq e vogël sa edhe një kokërr limoni nuk mund të kalojë.

E pasionuar pas modës 19 vjeçarja, Phoebe Buchan nga Gorleston, Norfolk, ndau në Tëitter një imazh të vetes duke u përpjekur të veshë këtë fustan që sapo kishte blerë në internet por duket se e ka të pamundur.

Nga fotot e modelit të publikuar në internet fustani ngjan i mahnitshëm dhe me siguri nga këto pamje dhe është tërhequr kjo modele e re sikur shumë prej nesh mund të kishin dhe ndoshta edhe kanë vepruar në të kaluarën.

Duket se vajza ka ngelur shumë e zhgënjyer nga blerja dhe e ka shpërndarë atë me të tjerët.

(Kosova Sot Online )