Maqedonasit meraklinj të armëve: Vetëm një e katërta e tyre janë të regjistruara

  • 13 August 2019 - 10:36
Maqedonasit meraklinj të armëve: Vetëm një e katërta e tyre janë të regjistruara

Sipas të dhënave të hulumtimit të organizatës “Small Arms Survey (SAS), rreth 621.000 armë posedojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prej tyre vetëm 169.687 janë të regjistruara ndërsa 451.313 mbeten të paregjistruara.

Më këto numra, Maqedonia është në vendin e tetë në Evropë, dhe e 13-ta në botë në posedim të armës për kokë banori. Në vend të parë dhe të dytë janë dy vende të rajonit tonë, Mali i Zi dhe Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vend ka evidencë se kush posedon armë legale, por nuk ka informacione për armët ilegale. Parashtrohet pyetja a respektohen në mënyrë maksimale Ligji për armë dhe procedurat dhe a është që secili që kërkon leje për armë shkon në kontroll, dhe a mund të blihet armë zjarri në tregun e zi.

Sipas Sektorin për armë, materie të rrezikshme eksplozive, në Departamentin pranë MPB-së, gjatë vitit 2018 janë regjistruar rreth 180.000 armë.

Në pjesën e tregtisë ilegale me armë, MPB për AIM njoftuan se nga janari i vitit 2019 janë regjistruar 102 vepra penale ku ka 117 kryes të veprave penale. Janë konfiskuar 83 armë zjarri dhe janë marrë 1.742 municion, 192 gram eksplozivë, 100.168 fishekzjarrë, 8.111 raketa piroteknike.

Maqedonia ka pasur disa aksione për legalizim të armëve, por edhe për mbledhjen e armëve ilegale.

(Kosova Sot Online)