Serbia kërkon përfshirjen e Rusisë dhe Kinës në dialogun me Kosovën

  • 13 August 2019 - 11:48
Serbia kërkon përfshirjen e Rusisë dhe Kinës në dialogun me Kosovën

Zyrtarë të Serbinë, tani me udhëheqjen e Vuçiqit, për herë të parë kemi politikë shtetërore e cila arriti që çështjen e Kosovës, e cila për fuqitë të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ishte çështje e kryer, ta kthejmë në rend dite. Tani ne pyetemi për ardhmërinë e krahinës sonë jugore, dhe ky është sukses i madh, për të cilin ka merita presidenti ynë Vuçiq. Dhe rezultati përfundimtar i çdo bisede mund të sjellë vetëm diçka çfarë është mirë për Serbinë”, u përgjigj  Stefanoviq.

Në këtë intervistë, Stefanoviq ka treguar se edhe çfarë do të fitojë Serbia nga marrëveshja me Kosovën dhe nga bisedimet në përgjithësi.

“Vështirë është të thuhet, sepse deri dje kemi pasur, jo zero, por një minus të madh. Pak gjëra janë në duart e Serbisë, ka pasur aq veprime të gabuara prej vitit 2008 e deri 2012, sa që është pikëpyetje se çfarë mund të përmirësojmë dhe për çfarë janë të gatshme fuqitë e mëdha për të cilat Kosova është e pavarur. Në këto rrethana, suksesi ynë shumë i madh është se kemi arritur që ata të flasin me ne dhe t’i dëgjojnë qëndrimet tona”, u shpreh ai.

Stefanoviq po ashtu ka thënë se nëse Amerika përfshihet në dialog, atëherë edhe Rusia e Kina do të përfshihen në këtë proces dhe se përfshirja e tyre është krejtësisht e logjikshme.

“Dialogu është duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian dhe ka treguar disa kufij dhe në momente të caktuara është ndalur në disa pika. Mirëpo është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu, kuptohet nëse është e mundur në formatin ekzistues. Mirëpo, nëse SHBA-të përfshihen në dialog atëherë, do të ishte krejtësisht e logjikshme përfshirja e Rusisë por ndoshta edhe e Kinës”, u shpreh Stefanoviq.

(Kosova Sot Online)