Kurti e Mustafa nuk thonë asgjë për takimin e fshehtë

  • 13 August 2019 - 12:25
Kurti e Mustafa nuk thonë asgjë për takimin e fshehtë

Ka përfunduar takimi në mes liderit të LDK’së, Isa Mustafa dhe atij të vetëvendosjes, Albin Kurti. Të dy nuk janë deklaruar se çfarë kanë biseduar në takimin e parë që prej dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare janë takuar në një nga lokalet në kryeqytet.

Ata nuk janë deklaruar për media pas takimit, ndërkaq në vendin ku janë takuar nuk janë lejuar ato.

Pas gjendjes së krijuar në vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.

Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

 


Ndërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosja ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.

Në këto çaste, një takim po mbahet mes dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

(Kosova Sot Online)