Dhunohet një vajzë në Klinë

  • 13 August 2019 - 13:55
Dhunohet një vajzë në Klinë

Një person ka informuar në polici se një femër nën kërcënim dhe pa dëshirën e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të dyshuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Klinë, mëngjesin e djeshëm.

“Klinë 12.08.2019 – 09:00. Ankuesi mashkull  k-shqiptar ka informuar se viktima femër k-shqiptare nën kërcënim dhe pa dëshirën e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarit mashkull  k-shqiptar . Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)