Vdes edhe personi i pestë nga aksidenti i rëndë në Rahovec

  • 13 August 2019 - 14:42
Vdes edhe personi i pestë nga aksidenti i rëndë në Rahovec

Ka vdekur personi i pestë nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë muajit korrik në Rahovec.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se nga aksidenti që ndodhi në korrik tashmë ka vdekur edhe personi i pestë, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marrë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Samir Lama, i aksidentuar rëndë në Bërnjak më 26 korrik! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta!”, ka shkruar Latifi.

Personi i pestë i vdekur në këtë aksident është Samir Lama, 31-vjeçar, i cili deri tash gjendej në QKUK. Në këtë aksident kishte humbur jetën edhe babai 31-vjeçarit, Hilmi Lama.

Ditën e aksidentit kishin vdekur dy persona dhe katër të tjerë kishin mbetur të lënduar.

Mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt dyshohet të ketë sjellë te aksidenti mes dy veturave.

(Kosova Sot Online)