Haradinaj, Presidentes së BE-së: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte

  • 13 August 2019 - 15:45
Haradinaj, Presidentes së BE-së: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka shkruar sot se ndjehet i nderuar nga letra e falënderimit që ka marrë nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, për urimin tqë ai i ka dërguar për zgjedhjen e saj në krye të BE-së.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka përsëritur qëndrimin se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“I nderuar të pranoj letër-falënderim nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, për urimin tim në zgjedhjen e saj në krye të BE-së. Përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Europian, riafirmon se Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të Presidentes, dhe që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)