Zyrtari i lartë i VV’së i reagon Uran Ismailit për Albin Kurtin

  • 13 August 2019 - 16:45
Zyrtari i lartë i VV’së i reagon Uran Ismailit për Albin Kurtin

Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, thotë se Partinë Demokratike të Kosovës e ka kapur paniku, pasi që, sipas tij, po vjen koha e qeverisjes së Albin Kurtit.

Ismaili reagoi nga të parët për takimin që sot patën Kurti dhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, duke thënë se tash lideri i VV’së po “i serviloset” atij, duke e quajtur “profesor”, ndërsa dikur e quante “shërbëtor të Rrahman Morinës”.

Boiken Abazi thotë se kjo është shenjë e shpërthimit të panikut në PDK.

“Një shpërthim i panikut të PDK-së, si ky që sapo tregoi publikisht Uran Ismajli, do të jetë normale edhe në vazhdim nga ana e përfaqësuesve të PDK-së sepse po vjen … #QeveriaKurti”, ka shkruar zyrtari i 
VV’së nga Tirana.

Mustafa e Kurti u takuan sot për herë të parë që prej dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Takimi ishte i paparalajmëruar ndërsa ata më vonë u deklaruan në profilet e tyre në rrjetin social Facebook.

Në postimet e tyre thanë se janë pajtuar që Kuvendi duhet të shpërbëhet me 22 gusht dhe të shkohet në zgjedhjet e reja.

(Kosova Sot Online)