Berisha: Për lëkurën e tij Rama po bëhet gati të shesë dhe të vëllanë

  • 13 August 2019 - 19:32
Berisha: Për lëkurën e tij Rama po bëhet gati të shesë dhe të vëllanë

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri i vendit është gati të shesë dhe të vëllanë, Olsi Ramën.

Përmes një postimi në rrjetin social Berisha i është referuar fjalëve të vetë Ramës, duke thënë se kryeministri ka reaguar këtë të martë jo për Valdrin Pjetrin, por për të vëllain.

Ja se çfarë shkruan Berisha:

Edvin Mafia per lekuren e tij po shet Olsi Drogen!

Miq, Edvin Droges po i shtrengohet laku ne fyt!


Pasi e kishte mbrojtur deri sot Valdrin Drogen dhe kishte bllokuar hetimet, sot ai ne nje postim ne tëitter deklaro:


“Jo Valdrini, po vëllai im të jetë ( fjala eshte per Olsin), s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua, në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale,( me fjale tjera eshte e Olsit dhe jo familjare)
Edvin je i pashprese, cfare eshte e Olsit eshte edhe e jotja dhe kjo eshte e dokumentuar.

Miq, kete deklarate Edvin Droga e beri per Olsin sepse duket se eshte informuar se eshte i dokumentuar me ze dhe figure bashkepunimi i ngushte i Olsit me kreun e grupit te Xibrakes, Genti Xhixha, te cilin vellaçko Olsi e percolli nga Shqiperia pas leshimit te urdher arrestit nga prokuroria. Perveç kesaj, vet Edvini eshte ne tave por duket se po pregatit Olsin qe te deshmoje kunder pergjegjesise dhe implikimit familjar.

Ndaj dhe Edvini mbyll postimin e tij ne tëitter: “Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!”! Edvin, akuzoje sa te duash Olsi drogen, vete nuk ke shpetim. Rama ik! sb

Image

(Kosova Sot Online)