Të miturit arratisen nga burgu i Lipjanit, njërin e dorëzon familja

  • 13 August 2019 - 20:27
Të miturit arratisen nga burgu i Lipjanit, njërin e dorëzon familja

Të shtunën, dy nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Lipjan arritën t’i kalojnë grilat e të arratisen.

Këtë e ka konfirmuar për media, drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

Megjithatë, Thaçi nuk ka dhënë detaje, pasi sipas tij personat në fjalë janë të mitur.

E njërin nga personat që u largua nga Qendra Korrektuese e riktheu familja, derisa tjetri sipas Thaçit është në arrati.

Ndërkohë, rreth 40 persona janë arratisur nga burgjet e Kosovës brenda 5 viteve, 10 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në kërkim nga organet e drejtësisë.

Aktualisht nëpër burgjet e vendit gjenden rreth 1 mijë e 600 të burgosur.

(Kosova Sot Online)