Si në 'bahçe të babës': Avdullah Hasani nënshkroi pa miratimin e Kryeministrit

  • 13 gusht 2019 - 20:39
Si në 'bahçe të babës': Avdullah Hasani nënshkroi pa miratimin e Kryeministrit

Avdullah Hasani është emëruar si koordinator për Gjeneratën e Re. Për Dullën, detyrat janë të përcaktuara se çka duhet të bëjë e çka jo.

Ai në fillim të vitit të kaluar, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj, mori postin e koordinatorit nacional të rinisë, që nuk ia lejon të japë nënshkrimin e tij, pa miratim të shefit të tij, siç bëri një ditë më parë me një memorandum bashkëpunimi me studentët.

Sipas vendimit që ka të siguruar media, thuhet se koordinatori ka për detyrë të informojë kryeministrin rreh gjeneratës së re, të marrë pjesë në aktivitete rreth të rinjve, por assesi të nënshkruaj diçka pa autorizim dhe leje të kryeministrit.

Sipas përshkrimit për detyrat e Avdullah Hasanit, pranë zyrës së kryeministrit, Hasani ka thyer rregullin e punës pasi që atij nuk i jepet e drejta për nënshkrime e aq më pak tash kur Ramush Haradinaj po pret vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Edhe pse Hasani gjatë së hënës tha se puna e tij nuk ka të bëjë asgjë me zhvillimet që kanë ndodhur brenda qeverisë, ndryshe thotë neni 6.1 i marrëveshjes që Avdullah Hasani ka me Ramush Haradinaj.

“Pavarësia politike e të angazhuarve do të garantohet nga ana e të dy palëve në këtë bashkëpunim, ndërsa i angazhuari do t’i jap mbështetje të fuqishme Kryeministrit dhe ekipit të tij vetëm për format e punëve të përbashkëta si Kryetar i Qeverisë”.

Avdullah Hasani, në shënimin e ditës së të rinjve më 12 gusht nënshkroi marrëveshje me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)