Paralajmëron analisti i njohur: Ja çfarë do të ndodhë me zbulimin e mega-skandalit në Kosovë

  • 14 August 2019 - 07:34
Paralajmëron analisti i njohur: Ja çfarë do të ndodhë me zbulimin e mega-skandalit në Kosovë

“Kuptohet që tani partitë politike do e shfrytëzojnë këtë nëpër fushatat e tyre elektorale, kinse do bëjnë diçka ose do japin premtime që fajtori apo fajtorët do të gjinden dhe do të dalin para drejtësisë, por edhe ky premtim do të mbetet në harresë nga kushdo që e thotë, sikurse qindra premtime e zotime të ngjashme elektorale në të kaluarën”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse kaluan tash gati dy vite nga diskutimet, madje edhe protestat rreth fryrjes së listave të listave të veteranëve të luftës në Kosovës, procesi hetimor i nisur nga prokuroria e shtetit për këtë skandal është larg marrjes së epilogut meritor të zbardhjes dhe ndëshkimit sipas ligjit.

Image

Analistët politikë e shohin edhe këtë mega skandal të madh, si një aferë të qëllimshme që e ka prodhuar politika kosovare, më qëllim të përfitimit elektoral, ku përveç përfitimit material që kanë pasur individ të caktuar duke u korruptuar për futjen në lista të një numri të madh të atyre që nuk e kanë merituar fare të trajtohen dhe marrin statutin e veteranit të luftës së UÇK-së.

Analisti politik, Dardan Grapci konsideron se përveç përplasjeve politike se kush e ka bërë një fryrje të tillë të listave, gati trefishin e tyre, nuk do të prodhohet efekt tjetër, sepse edhe nga drejtësia ky skandal do të zvarritet, zhvlerësohet dhe harrohet me kohën.

“Fryrja e listave të veteranëve të luftës ka qenë e qëllimshme, por kush e ka bërë këtë skandal, fajtori apo fajtoret ende nuk janë gjetur dhe është fare pak e pritshme, për të mos dhënë është ëndërr, se do të gjendet kush e ka bërë një gjë të tillë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, partitë politike do ta përdorin edhe për fushatë elektorale temën e veteranëve, kush për të akuzuar dhe zotuar që do të gjenden e ndëshkohen përgjegjësit, e kush tjetër do të arsyetohet se ka numër të madh që e kanë merituar këtë status.

“Dhe gjasat janë që të përfitojnë më shumë në vota mbrojtësit e skandalit. Kuptohet që tani partitë politike do e shfrytëzojnë këtë nëpër fushatat e tyre elektorale, kinse do bëjnë diçka ose do japin premtime që fajtori apo fajtorët do të gjinden dhe do të dalin para drejtësisë, por edhe ky premtim do të mbetet në harresë nga kushdo që e thotë, sikurse qindra premtime e zotime të ngjashme elektorale në të kaluarën”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se qëllimi i bërjes temë elektorale të skandalit të veteranëve, do të jetë ndezja e atmosferës për të fituar vota dhe arritur më lehtë deri te pushteti dhe asgjë më shumë.

“Numri i veteranëve të luftës i cili ka hipur deri në atë nivel, në mënyrë dramatike, deri ne 60 mije, do të jetë non stop temë e debateve politike derisa ta marrin pushtetin, me përfundimin e zgjedhjeve kjo çështje do të mbyllet, do harrohet, dhe dosja do të mbetet nëpër raftet e arkivave të prokurorisë”, tha Dardan Grpaci për “Kosova Sot Online”.

Grapci ka thënë se turpin më të madh për këtë aferë e bartin vetë ish komandantët e të gjitha njësive të luftës.

“Sepse ata që në radhët e tyre kanë pasur ushtar të regjistruar me saktësi dhe e dinë të vërtetën për të cilën sikur të kishte shtet të së drejtës, do zbardhej për pak kohë. Personalisht jam pak i nervozuar me këta komandantët dhe ushtarët e vërtetë, pse nuk dalin haptas të tregojnë se kush kane qenë me të vërtetë ushtar. Jam shumë i bindur që ka sot plot veteran të luftës që e din krejtë, por shtrohet pyetja pse nuk po flasin, a kanë frike apo me të vërtetë dëshirojnë të jetojnë në mjerim dhe varfëri një pjesë e madhe e popullatës së varfër ngase janë mijëra veteran që marrin ato pensionet që kinse ju takojnë edhe pse asnjëherë nuk e kanë kapur pushkën me dorë. Prandaj po them se nëse ka politikë serioze në vendin tonë, duhet të dalin disa parti politike dhe të distancohen nga ky skandal, e mos ta përdorin qëllimisht për fushata zgjedhore dhe për votë, kurse pas marrjes së pushtetit ta mbështesin prokurorinë dhe gjykatat që pa vonesë ta shoshitin mirë e mirë krejt të vërtetën”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai ka porositur partitë politike si të pozitës edhe të opozitës, që të jenë shumë të matura për premtimet që japin.

“Ngase në të kaluarën e kanë mashtruar popullin, por tash janë mësuar të gjithë dhe aty për aty e kapin të vërtetën dhe gënjeshtrën, kështu që as mos të tentojnë të mashtrojnë sepse populli do të kundër përgjigjet me mos dhënie të votës”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)