Ish agjenti i SHIK-ut shpërthen me akuza të rënda, përmend edhe emrat që...

  • 14 August 2019 - 07:38
Ish agjenti i SHIK-ut shpërthen me akuza të rënda, përmend edhe emrat që...

“Ajo që i mungon deklaratës së O ' Connelli është një nuancë e vogël por që ka domethënie të madhe, sepse do të duhet përmendur aty troç emrat e kapësve kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë që nuk janë “dikushat” pora janë varg e vi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Lima, pra pothuajse liderët e gjithë spektrit politik të Kosovës. Janë pra të gjithë këta që e kanë kapur drejtësinë...”, tha Miftari për ”Kosova Sot Online”.

Fusha e sundimit të ligjit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vazhdojnë të vlerësohen si shtylla kryesore e dështuar në ndërtimin e shteti të ri të Kosovës në këto 20 vite në liri.

Image

Ky konstatim sipas ekspertëve të fushës së drejtësisë, vjen pasi që edhe ndërkombëtarët që ndihmuan ndërtimin e shtetit të Kosovës akuzojnë spektrin politik kosovar se qëllimisht po e pengon ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Kështu, së fundi ka adresuar kritika të ashpra edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O`Connell i cili ka përsëritur sërish se “dikush nuk ka interes për të pasur një sistem të pavarur të drejtësisë”.

 

Sipas ambasadorit britanik nuk ka besim hiç për këtë sistem, sepse ka pasur shumë dëshmi që ka qenë i kapur për interesat politike, kurse edhe incizimet Pronto na kanë treguar për sistemin.

Njohësi i kësaj fushe, Naim Miftari, ish agjent i dikurshëm i SHIK-ut, thotë se tanimë edhe ndërkombëtarët ashiqare e kanë kuptuar se drejtësia është e kapur tërësisht nga politika e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, prandaj ky është problemi më i madh ne Kosovë.

Sipas Naim Miftarit, kjo është një arsye shtesë pse do të duhet që ditët në vijim të rritet presioni i ndërkombëtarëve te njerëzit e politikës për të hequr dorë nga ndikimet që i bëjnë drejtësisë dhe të bëhen reforma të thella në drejtësi, për të bërë distancim të plotë mes politikës e drejtësisë dhe pushtetet të funksionojnë të ndara.

“Në këtë aspekt edhe Vetingu do të ishte zgjidhja e vetme për të kthyer sundimin e ligjit në Kosove, edhe atë Vetting nën kontrollin 100% amerikan. Deklarata e ambasadorit te respektuar britanez O ' Connelli se "DIKUSH" në Kosovë nuk ka interes që në vendin ton të ketë drejtësi dhe sistemi i drejtësisë të jetë i pa varur është një dëshmi e fuqishme se deri ku është kapur në thellësi drejtësia kosovare. Ajo që i mungon deklaratës britanez O ' Connelli është një nuancë e vogël por që ka domethënie të madhe, sepse do të duhet përmendur aty troç emrat e kapësve kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë që nuk janë “dikushat” pora janë varg e vi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj, pra pothuajse liderët e gjithë spektrit politik të Kosovës. Janë pra të gjithë këta që e kanë kapur drejtësinë sepse dihet që shumica e politikanëve të korruptuar, që ishin dje apo janë edhe sot në pushtet, kanë interes që kurrë në Kosovë të mos ketë prokuror, gjyqtar, hetues dhe zyrtar të tjerë të ndershëm në sistemin e drejtësisë por që të gjithë të jenë nën kontrollin e tyre dhe të jenë të korruptuar”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas Miftarit, një intervenim tjetër që i duhet tani Kosovës, pas 21 vjet të intervenimit dhe çlirimit nga NATO, është intervenimi për çlirimin e drejtësisë kosovare nga politika e kriminalizuar përmes liderëve të politikës të lidhur me mafien.

“E them me plot bindje se pas intervenimit të NATO-s dhe lirisë ton gjëja më e nevojshme që është urgjente, është një Veting për pastrim të organeve shtetërore, ekzekutive dhe politike nga dora e mafies. Kjo do të ishte faza e dytë e çlirimit të Kosovës sepse kështu drejtësia do ta shndërronte vendin tonë në një shtet shpresëdhënës, në shtet juridik ku qytetarët pa dallim do të trajtoheshin të barabartë para ligjit. Pra pas intervenimit të NATO në vitin 1999 që solli lirinë Kosovë dhe popullit të Kosovës një VETING tani në vitin 2019-20 do të ishte edhe më i rëndësishëm pasi shtetin Kosovës ta do ta bënte shtet ku sundon ligji e jo ku sundon mafia, dhe për tu realizuar ky mision shpresa e vetme mbetet tek angazhimi i drejtpërdrejta dhe pa u vonuar i ambasadorit amerikan Kosnet së bashku me a ambasadorët tjerë te shteteve mike që e dinë saktë kush janë ata që nuk duan drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)