Zbulohet e vërteta: Ja kush e shkatërroi Telekomin, kjo është kërkesa për Bordin

  • 14 August 2019 - 07:44
Zbulohet e vërteta: Ja kush e shkatërroi Telekomin, kjo është kërkesa për Bordin

“Kjo situatë krijon mëdyshjet e përfshirjes edhe të segmenteve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në këtë aferë korruptive dhe kriminale. I mbetët Bordit udhëheqës dhe ekspertëve të Telekomit të nxjerrin në shesh jo vetëm shifra, por edhe emra që janë të përfshirë në këtë mega skandal financiar”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pas publikimit edhe ashtu të vonuar të raportit të ekspertëve të Telekomit të Kosovës, i cili i vërtetoi humbjet 10 vjeçare që arrijnë shumën mbi 107 milionë euro në këtë kompani publike, të cilat i ka pësuar nga kompania Z-Mobile e Blerim Devollit, analisti politik, Florim Zeqa thotë se mbetët shqetësues fakti që ndoshta edhe do të duhej hetuar dhe verifikuar se pse iu deshën 10 vjet ekspertëve të Telekomit që ta vërtetojnë dhe t’i dërgojnë në prokurori dëshmitë se Telekomi ka pësuar qindra miliona humbje nga Z-Mobile e Blerim Devollit.

Image

Sipas analistit Zeqa, faktet flasin se kontrata nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse veprimin nga brenda, në mënyrë të organizuar hap pas hapi për të gërryer themelet e Telekomit, deri në rrënimin sikur të kishte qenë kullë prej letre.

“Pas analizës së vonuar të ekspertëve të Telekomit, dolën në shesh të vërtetat se 73% e të hyrave kanë shkuar në favor të Z-Mobile, nga ajo e kundërta që do të duhet duhej të ndodhte. Kështu pra, sipas të gjitha analizave profesionale të bëra nga ekspertë të fushave të telekomunikacionit, ekonomisë dhe të jurisprudencës, listës së dëmtuesve të Telekomit të Kosovës i prinë kontrata me Z-Mobile, tashmë e pranuar nga të gjithë si korruptive dhe kriminale, nga e cila është dëmtuar në thelb Telekomi dhe buxheti i Kosovës njëkohësisht. Deri tek kjo ka ardhur për shkak se kushtet e kësaj kontrate janë bërë në kundërshtim me të gjitha praktikat biznesore mbi të cilat operojnë MVNO-të në Kosovën e pasluftës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, beteja për ta fituar drejtësinë nga ana e Telekomit do të jetë shumë e vështirë, ngase strukturat e krimit të organizuar janë të mirë koordinuara.

“Mirëpo mbetet që Bordi udhëheqës i cili e ka nisur këtë betejë seriozisht të mos ndalet dhe tani e tutje të nxjerr edhe emrat e përveçëm të cilët kanë përgjegjësi individuale në shkatërrimin e Telekomit, në mënyrë që drejtësia të nxirret para aktit të kryer dhe të detyrohet për të vepruar, dhe pse shihet qartë që deri më tani në favorizimin e Z-Mobile për shkatërrimin e Telekomit kanë qenë të përfshira edhe vetë strukturat e drejtësisë së inkriminuar. Edhe pse i janë shkaktuar mbi 107 milionë euro humbje kompanisë publike,

Prokuroria jo vetëm që nuk vepron, mbyll sytë dhe nuk sjellë në bankën e të akuzuarve të gjithë të inkriminuarit në këtë krim të organizuar, në aferën më kriminale në Kosovën e pas luftës duke filluar nga vëllezërit Devolli e deri të pushtetarët e inkriminuar pjesë e kësaj kontrate. Kjo situatë krijon mëdyshjet e përfshirjes edhe të segmenteve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë në këtë aferë korruptive dhe kriminale. I mbetët Bordit udhëheqës dhe ekspertëve të Telekomit të nxjerrin në shesh jo vetëm shifra, por edhe emra që janë të përfshirë në këtë mega skandal financiar”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)