Nga sot ulen temperaturat, por kur rikthehen ato të lartat

  • 14 August 2019 - 07:52
Nga sot ulen temperaturat, por kur rikthehen ato të lartat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve në vazhdim do të ketë ulje të temperaturave si dhe reshje shiu.

Temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Pas këtyre ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzojë mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshojë kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi”, thuhet në njoftim.

Të enjten temperaturat pritet të shkojnë maksimumi në 23 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)