Përgatituni, pasdite shtrëngata me shi

  • 14 August 2019 - 07:56
Përgatituni, pasdite shtrëngata me shi

Pas disa ditëve me temperatura të larta, mbi vendin tonë ka ndryshuar situata meteorologjike dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë reshje shiu dhe stuhi

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzoj mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshoj kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s.

(Kosova Sot Online)