GAP: Funksionalizimi i kiosqeve elektronike në komuna ka ngecur

  • 14 August 2019 - 08:38
GAP: Funksionalizimi i kiosqeve elektronike në komuna ka ngecur

Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin: “Ngecjet e komunave në funksionalizimin e kiosqeve elektronike për ofrimin e shërbimeve administrative”.

Shërbimet administrative në nivel komunal janë të varura nga politikat e nivelit qendror. Mos krijimi i kushteve për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike kanë ndikuar edhe në organizimin dhe efikasitetin e punës nëpër komuna.

Madje komunat vlerësojnë se niveli qendror është më shumë pengues se sa lehtësues në racionalizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve administrative.

(Kosova Sot Online)