Familjarët e vrasësit në Australi: Nuk e besonim se ai mund ta bënte këtë

  • 14 August 2019 - 09:42
Familjarët e vrasësit në Australi: Nuk e besonim se ai mund ta bënte këtë

Pas ngjarjes shokuese në Australi ditën e djeshme, familjarët e të akuzuarit kanë dhënë deklaratat dhe mendimet e tyre në media për të afërmin e tyre duke thënë se ishte e pabesueshme ajo që ata panë

Motra e vrasësit tha se kur pa që vëllait i saj i ishte futur koka në një arkë qumështi ajo u ndje paksa ‘’e gëzuar’’ sepse e dinte se ajo që po bënte ai ishte e tmerrshme .Por ajo ndihet në faj që nuk ka mundur ta ndihmonte atë :”Unë doja që të kishte një mënyrë që të ndihmoja atë,” tha motra.Ajo dhe anëtarët e familjes thanë që ata kurrë nuk do ta kishin parashikuar këtë situatë dhe ishin të habitur kur në Facebook dolën raportet për identitetin e personit të akuzuar.

Një fqinj i tij Jenny Threadgold, tha se ai besohej se kishte probleme të shëndetit mendor dhe raportet kanë treguar se ai kishte ikur nga një trajtim që do i ofrohej ditët e fundit.Miqtë që ishin në shkollë me Ney pretendojnë se ai ishte konvertuar së fundmi në Islam dhe ishte një ‘person i çuditshëm’. Një burrë që ishte në të njëjtën klasë si Ney në shkollën e mesme tha se ishte i tronditur nga raportet se ai qëndronte pas atyre sulmeve.”Unë gjithmonë mendoja se ai ishte pak i çuditshëm dhe ai gjithmonë postonte në Facebook për konvertimin në Islam dhe gjëra të tilla,” tha burri, i cili dëshironte të mbetet anonim.’Por unë nuk e prisja që ai të shkonte kaq larg.’

Që atëherë faqja në Facebook e Ney është fshirë.Një tjetër mik i shkollës pretendon se ka folur me të vetëm javën e kaluar, duke thënë se ai planifikonte të marrë pjesë në një festival muzikor.Komisioneri i policisë, Mick Fuller zbuloi sot se ai ishte raportuar i zhdukur para se të shfaqej në mënyrë dramatike të martën në Clarence StreetIt, pastaj u zbulua më vonë se ai kishte qëndruar në një shtëpi në Blacktoën, në perëndim të Sidneit në natën para sulmit të kryer .

Courtney Ridgeëay, 19 vjeç dhe Nathan Tgiy, 16 vjeç, i thanë Nine Neës se ata e takuan Ney natën e së hënës dhe e përshkruan atë si ‘të shqetësuar’ dhe ‘të frikshëm’.Dyshja thanë që ata ishin në dhomën pranë tij dhe e dëgjuan atë duke diskutuar rreth terrorizmit.Ney aktualisht është nën kontroll të policisë në spital, por pritet të akuzohet për vrasje në tentativë dhe sulm kur ai të konstatohet i gatshëm nga mjekët që të flasë me policinë.

Policia tha që Ney po mbante një USB ku duket se ai kishte disa ideologji të lidhura me terrorizmin dhe duke iu referuar sulmeve të xhamive Christchurch dhe të shtënave masive në SHBA. Komisioneri Fuller tha që hetuesit do të shikojnë historinë e tij në Facebook dhe do të kërkojnë bisedat e tij për të parë nëse ka ndonjë lidhje provash me terrorizmin.Policia nuk i ka përjashtuar akuzat e mundshme të terrorizmit, tha ai.

Ai tha se nuk ka asgjë në nivel global që ta lidhë atë me terrorizmin por ata nuk e kanë intervistuar atë ende.’Dua të them, thjesht të kesh disa xhirime të ruajtura në një USB nuk është një hap aq afër sa për mua të them se ky është një incident terrorist. Por natyrisht, është jashtëzakonisht shqetësuese dhe është pikënisja e një hetimi afatgjatë.”

(Kosova Sot Online)