Nëna nga Prishtina braktis fëmijët, nuk dëshiron të kujdeset për ta

  • 14 August 2019 - 11:31
Nëna nga Prishtina braktis fëmijët, nuk dëshiron të kujdeset për ta

Një grua nga Prishtina i ka braktisur fëmijët e saj pasi nuk dëshiron të kujdeset për ta

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku theksohet se nëna nga Prishtina ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj.

Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar.

(Kosova Sot Online)