Arrestohet “tmerri” i grabitjes së banesave

  • 14 August 2019 - 13:02
Arrestohet “tmerri” i grabitjes së banesave

Zbardhen 4 vjedhje banesash , të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së katër banesave gjatë muajve të fundit në këtë qytet.

Operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1” çoi në arrestimin e shtetasit B. A., banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga policia dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa , në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

(Kosova Sot Online)