Arrestohet 29-vjeçari për vjedhje në Pejë, i konfiskohet marihuanë

  • 14 August 2019 - 14:12
Arrestohet 29-vjeçari për vjedhje në Pejë, i konfiskohet marihuanë

Policia e Rajonit të Pejës, ka njoftuar se kanë arrestuar një 29 vjecar me inicialet L.K, i dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

“I dyshuari tashmë i arrestuar, është i dyshuar për disa vepra penale të cekura më lartë, po ashtu me datë 25.07.2019, në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

I njëjti ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore Pejë dhe Prokuroria Themelore Pejë, me ç‘rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se në momentin e arrestimit gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘marihuanë’.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar  masa e ndalimit prej 48- orësh.

(Kosova Sot Online)