Profesori i njohur me akuza të rënda ndaj PDK-së, tregon me emra të dyshuarit për krime...

  • 14 August 2019 - 15:49
Profesori i njohur me akuza të rënda ndaj PDK-së, tregon me emra të dyshuarit për krime...

“Në çdo vend ku sundon ligji, nëse do të ishin kaq shumë individ nga udhëheqja e partisë nën dyshime për krim e korrupsion dhe të akuzuar, prokuroria do të zhvillonte procedurë për të ndaluar këtë parti nëse jo për këtë, me siguri për disa vite të tjera”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Edhe përkundër faktit që PDK-ja shihet në opinionin publik të Kosovës si një nga partitë politike që më së tepërmi ka hise në shkatërrimin e shtetit, instalimin e krimit e korrupsionit në të gjitha fushat, kryetari i rizgjedhur Kadri Veseli po mundohet që t’i bind qytetarët e Kosovës se ky subjekt e ka seriozisht këtë herë luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë nëse i besohet një mandat i ri i qeverisjes.

Image

 

Mirëpo analisti politik, profesor i së drejtës, Muhamet Kelmendi konsideron se një subjekt politik që është ndërtuar mbi krim e korrupsionin, nuk mund ta realizojë këtë zotim e këtë premtim, sepse themelet e partisë janë vendosur në bazament të veprimit kriminal.

“PDK-ja është krijuar si parti politike në gërmadhat e LPK-së, të cilën kreu i tashëm e shkatërroi për qëllime të veta.

Që nga koha e kapjes së LPK-së, dhe të UÇK-se, mbi bazën e të cilave e ndërtuan PDK-në, ka qenë qartësisht e kuptueshme se korrupsioni dhe krimi do të mbijetojnë me këta dhe mbi këta njerëz të PDK-së. Unë personalisht nuk kam fakte, sepse unë nuk i di, por vetëm bazohemi nga akuzat që janë ndaj tyre të ngritura dhe dyshimet e deklarimet e tyre, si ato të Xhavit Halitit "se nuk ka qytetar në Kosovë që nuk i ka dy milionë Euro", flet qartë për energjitë e mëdha kriminale të koncentruar tek PDK-ja”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Krejt kjo që po ndodhë tani në teren dhe në medie, pra premtimet e PDK-së për luftimin e krimit e korrupsionit, si dhe për konfiskimin e pasurisë së fituar kundërligjshëm, sipas Kelmendit janë flluska që dinë t’i hedhin në fushata dhe para fushata zgjedhore vetëm partitë politike.

“Mirëpo, si çdo subjekt, edhe PDK bënë propagandë dhe angazhohet me forca të shumëfishuara për të mos e humbur pushtetin. Ky pushtet iu ka dhënë shumë të mira dhe natyrisht po bëjnë përpjekje të mëdha për ta ruajtur të njëjtin”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Në shtetet demokratike me drejtësi të pavarur, sipas Kelmendit një parti politike me plot të dyshuar e të akuzuar sikurse janë disa individ në PDK.

“Do të ndalohej së vepruari, por kjo nuk ndodhë tek ne sepse është po ky subjekt politik që ka nën kontroll shtetin dhe tani do të bëjë gjithçka që ta ruan atë kontroll, duke provuar ti fiton zgjedhjet për çfarëdo çmimi. Në çdo vend ku sundon ligji, nëse do të ishin kaq shumë individ nga udhëheqja e partisë nën dyshime për krim e korrupsion dhe të akuzuar, prokuroria do të zhvillonte procedurë për të ndaluar këtë parti nëse jo për këtë, me siguri për disa vite të tjera. Por, në Kosovë nuk ka veprime për faktin se tërë pushteti shtetërorë kontrollohet nga PDK-ja, duke filluar nga Prokuroria, gjykatat dhe AKI, deri te komisionarët dhe KQZ-ja. Prandaj edhe priten angazhime të fuqishme të PDK-së për fitore të këtyre zgjedhjeve me të gjitha mjetet, por çka do të bëjnë, a do të ja arrijnë qëllimit mbetet të pritet e të shite”, përfundoi Muhamet Kelmendi për”Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)