Ministria e Dhurata Hoxhës e dërgon një njoftim të ri, i korrigjojnë fjalët e O’Connell

  • 14 August 2019 - 16:00
 Ministria e Dhurata Hoxhës e dërgon një njoftim të ri, i korrigjojnë fjalët e O’Connell

Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha i ra pishman për fjalët që i tha në emër të ambasadorit të Britanisë në largim, Ruairi O’Conell. Pasi u kritikuan nga ky i fundit, përcollën një komunikatë tjetër për media. Po del që ambasadori se s’ka dhënë lavdata për luftim të korrupsionit, por, ka thënë se vendi është në udhëkryq.

Mënjehrë pas takimit që pati me minisren e Integrimeve në detyë, ambasadori Ruairi O’Conell reagoi përmes Facebook’ut, duke thënë se nuk janë disktuar ato cështje për të cilat kanë shkruar në komunikatën e ministrisë.

Në komunikatë thuhej se O’Connell ka vlerësuar punën e isntitucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë. Të gjitha këto i demantoi ambasadori përmes Facebook’ut.

Për këtë cështje kanë vendosur që të përmirësojnë komunikatën ministria e integrimeve.

Po del që ambsadori në fakt s’ka dhënë lavdata por kritika.

“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell, vlerësoi që Kosova është në një udhëkryq dhe duhet të ndërmerren hapa për të ecur përpara. Luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit mbetet i rëndësishëm, si dhe nxitja e një kulture të proceseve transparente të rekrutimit brenda shërbimit civil”, shkruhet në njoftimin e përmirësuar.

(Kosova Sot Online)